SYRI TV/ Televizioni zviceran: Ja pse Rama nxiton për Bordin e Paqes, video tallëse e tij për Trump, virale në gjithë botën

Nxitimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bordin e Paqes ka vetëm një qëllim, afrimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan Donald Trump. Kështu thotë në një kronikë të tij, televizioni zviceran SRF, teksa vë në dukje videon tallëse të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin Francës, Emanuel Macron. Sipas SRF, kjo video është bërë virale dhe Edi Rama ka tentuar në të gjitha mënyrat që të afrohet me presidentin Trump. Në kronikë vihet në dukje dhe ndërtimin në ishullin e Sazanit që pritet të bëjë Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Syri tv:

Marrëdhënia e ngrirë midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Donald Trump është arsyeja pse Shqipëria po nxiton për t’u bërë anëtare e bordit të paqes. Televizioni zviceran SRF në një kronikë të tij, thotë se video tallëse e Ramës ndaj presidentit Trump me presidentin francez Macron në një samit u bë virale në mbarë botën. Nxitimi i Shqipërisë dhe Ramës sipas SRF ka si qëllim afrimin e kryeministrit të Shqipërisë me Donald Trump. 

‘Në tetor, Rama u filmua duke u tallur me Trump, i cili në një fjalim kishte ngatërruar Armeninë me Shqipërinë. Tallja u përhap në mbarë botën dhe kjo i dha Ramës të paktën një arsye më shumë për të kërkuar sërish favorizimin e Trump’.

Sipas SRF, Edi Ramaka kërkuar prej kohësh të jetë afër me Trump. Vajza e Trump, Ivanka, dhe burri i saj, Jared Kushner, do të ndërtojnë në ishullin shqiptar Sazan një resort luksoz pushimesh për rreth 1.4 miliardë dollarë.

Më herët kryeministri Rama kishte sulmuar Donald Trump duke u shprehur se zgjedhja e tij, në krye të shtëpisë së bardhe do të ishte fatkeqësi për SHBA dhe mbarë botën.

Tarifa për Këshillin e Paqes është zyrtarisht një miliard dollarë. Të tre shtetet presin se nuk do të kenë nevojë ta paguajnë këtë shumë. Vjosa Osmani, presidente e Kosovës është shprehur se: ‘Nuk na është kërkuar kurrë të paguajmë një shumë të tillë. Statutet nuk e parashikojnë këtë’. Në fakt, statutet parashikojnë që jo të gjitha shtetet anëtare duhet të paguajnë një miliard.