Vrasja me thikë e 22-vjeçarit nga Kosova në Londër, reagimet prekëse të familjarëve: Jemi të shkatërruar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër dy ditë më parë, ku 22-vjeçari nga Kosova, Lorik Abazi, humbi jetën pas një sulmi me thikë.

Në një postim në rrjetet sociale, familja e Lorikut thshkruante: “Loriku ishte një i ri i kujdesshëm, i zgjuar dhe me një sens të mirë humori, me gjithë të ardhmen përpara. Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e gjerë si dhe miqtë, e donim shumë. Një dritë është shuar në jetët tona dhe jemi të shkatërruar përtej fjalëve nga humbja e tij. Ju lutemi me mirësi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë.”

LEXO EDHE: E rëndë në Angli, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar! Autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza dhe një djalë

Gjithashtu, edhe familjarë të tjerë reaguan në rrjetet sociale, me mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të parakohshme të 22-vjeçarit.

Loriku ishte nipi i këngëtares së njohur nga Kosova, Ganimete Abazi, e njohur si “Ganja”, e cila gjithashtu reagoi me një postim në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.