Berisha poston FOTO-t: Me burrat e mëdhenj të kombit tonë, Presidentin Rugova dhe komandantin Adem Jashari

Sot është 18 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me qindra mesazhe kanë shkuar nga e gjithë bota për këtë ditë të shënuar të shtetit të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në kuadër të kësaj dite ka postuar në faqen e tij në facebook edhe një mesazh të shkurtër dhe dy foto njëra me ish Presdientin Rugova dhe tjetra me heroin legjendar Adem Jashari.

Mesazhi:

Me burrat e mëdhenj të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari.