Berisha: 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori, e pret çdo shqiptar, e presin vendet demokratike të Europës dhe të botës

Kreu i Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp, ku e quajti 20 shkurtin “ditën e kryengritjes më të madhe paqësore në histori” që do të ndiqet nga shqiptarët dhe vendet demokratike të botës.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet dhe për të mbrojtur veten nga krimet që ka kryer. Berisha deklaroi se qeveria e Ramës dhe ministrat e tij funksionojnë si një organizatë kriminale e strukturuar.

Ai përmendi tenderat e Unazës së Madhe, shitblerjet e energjisë dhe tunelin e Llogarasë si dëshmi të aktivitetit kriminal të grupit qeverisës. Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të përkrahën kryengritjen paqësore më 20 shkurt

FJALA E BERISHËS:

Të gjitha këto janë dëshmi se Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze që ka kryer.
Unë u garantoj shqiptarëve se ajo që është lakuar me qindra e qindra herë se ai është kryetari i një organizate kriminale, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se ministrat e tij janë anëtarë të kësaj organizate, ajo është 100 përqind e vërtetë.

Se Lubi Balluku mund të akuzohet si kapo jo e një grupi apo organizate të strukturuar kriminale, por minimumi të pesë të tilla.
Më thoni ju mua, ju e ndoqët tunelin e Llogarasë, a nuk është kjo me Berberin, me ato anëtarët e tjerë të KVO-së, a nuk përbëjnë këta një grup të strukturuar kriminal?
Në çdo lloj varianti këta janë vetëm një grup i strukturuar kriminal.

A nuk janë tenderat e unazës së madhe një grup i strukturuar kriminal?
A nuk janë shitblerjet e energjisë një grup i strukturuar kriminal?
Po marr këto, por janë plot të tjera.

Gjithçka ka funksionuar mbi bazën e organizatave kriminale.
Qytetarë dhe qytetare, sot më shumë se kurrë jeni të thirrur të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit tuaj,
20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori që e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës.