Goli me Leccen/ Ylber Ramadani, dedikim emocionues për gruan shtatzënë
Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani ishte protagonist në fitoren jetike të Lecce ndaj Cagliari me rezultatin 2-0, në një duel vendimtar për mbijetesën në Serie A.
Pas një pjese të parë të balancuar, vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 65-të me golin me kokë të Omri Gandelman.
Vetëm 11 minuta më vonë, Ramadani vulosi suksesin me një goditje të fuqishme, duke i siguruar ekipit tri pikë shumë të çmuara.
Pas ndeshjes, në prononcimin për DAZN, mesfushori shqiptar bëri një dedikim prekës.
Ai theksoi se golin ia kushton gruas së tij shtatzënë dhe fëmijës që presin, duke ndarë gëzimin personal me tifozët.
“E dedikoj golin për gruan time, sepse është shtatzënë dhe po e presim një fëmijë. Jam shumë i lumtur për këtë moment personal dhe për ekipin. Lufta për mbijetesë është gjithnjë e më e vështirë dhe çdo ndeshje për ne është si finale,” u shpreh Ramadani.
Me këtë fitore, Lecce bën një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit, duke krijuar një avantazh prej tre pikësh nga zona e rënies pas 25 javësh kampionat.