Tyson-Mayweather merr formë: zbulohet data dhe vendi i supermeçit të legjendave të boksit

Është konfirmuar data dhe lokacioni i përballjes së shumëpritur mes legjendave të boksit Mike Tyson dhe Floyd Mayweather Jr.. Sipas raportimeve të The Ring, supermeçi është planifikuar përkohësisht të zhvillohet më 25 prill në Republika Demokratike e Kongos.

Tyson, i cili u rikthye në ring në nëntor 2024 në një duel ndaj Jake Paul në Teksas, në një ndeshje të transmetuar nga Netflix, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Në atë përballje, Paul triumfoi me vendim unanim pas përfundimit të raundeve.

Nga ana tjetër, Mayweather luftoi së fundmi në gusht 2024 kundër John Gotti III, në një duel pa fitues zyrtar.

Amerikani mbetet i pamposhtur në karrierën profesionale me 50 fitore, 27 prej tyre me nokaut.

Sipas burimeve pranë organizatorëve, ky duel pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e boksit.

Përballja e dy ikonave të ringut ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm dhe pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve nga e gjithë bota.