Korreshi: Të respektosh SPAK-un se po arreston qeverinë, nuk do të thotë të jesh kundër PD apo Berishës

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar përmes një postimi, pas lajmeve të disa mediave pranë qeverisë, që e paraqisnin si kundër Sali Berishës për shkak të mbështetjes ndaj SPAK.

Në postimin e tij në Facebook, Korreshi thekson se respektimi i punës së SPAK nuk do të thotë të jesh kundër PD-së apo Berishës. Ai shton se situata tregon vështirësitë e qeverisë dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit për largimin e Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Të nderuara media, të inkurajosh dhe të respektosh SPAK-un pse po arreston gjithë qeverinë nuk do të thotë të jesh kundër PD-së dhe as kundër Berishës.

Hall i madh e ka zënë qeverinë, këtë po shohim.

Të gjithë më 20 shkurt për të larguar Ramën. Ja, kaq.