Interi i kundërpërgjigjet Manchester Unitedid kërkon sulmuesin e tyre

Interi raportohet se kanë ringjallur interesimin e tyre për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi janë në kërkim për të sjellë anësorin e djathtë sulmues dhe kanë identifikuar përsëri Martialin për të mbushur këtë të zbrazëti.

Megjithatë, çdo marrëveshje në këtë kohë nuk do të përfshinte Ivan Perisicin pasi Unitedi dështoi të paguaj 55 milionë eurot e kërkuara nga Nerazzurrët.

Ky interesim vjen pasi gjiganti italian dështoi në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me francezin Yann Karamoh të Caen dhe atë Borussia Dortmundit,  Emre Mor.

Interi shpreson që të arrij marrëveshje huazimi me të drejt blerje për talentin francez, i cili te Djajtë e Kuq u transferua nga Monaco.