Konfirmohet largimi i parë i madh nga Real Madridi në fund të sezonit
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, mbrojtësi austriak David Alaba do të ndahet me klubin madrilen pas përfundimit të kontratës aktuale.
Romano ka bërë të ditur përmes platformës X se drejtuesit e Realit kanë vendosur të mos rinovojnë marrëveshjen me lojtarin veteran.
Si pasojë, Alaba po përgatitet për një aventurë të re në merkaton verore, duke shqyrtuar disa oferta për të përcaktuar destinacionin e ardhshëm.
Kontrata e 33-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe mungesa e negociatave për rinovim nënkupton se ai do të largohet si lojtar i lirë.
Kjo shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll.
Alaba iu bashkua Realit në verën e vitit 2021 nga Bayern Munich me parametra zero.
Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar 126 ndeshje, duke realizuar pesë gola dhe duke dhuruar tetë asistime.
Largimi i tij pritet të lehtësojë ndjeshëm faturën e pagave të klubit, pasi austriaku renditet ndër lojtarët më të paguar në skuadrën madrilene.