'E gjithë mazhoranca në dispozicion të shqyerjes së Shqipërisë', Saraçi: Rama nuk e do Europën
Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, në një intervistë për emisionin 'Kafe Shqeto' deklaroi se kontrolli ndërkombëtar mbi institucionet duhet të jetë vetëm në nivel asistence dhe jo ndikimi të huaj, pasi ndryshe cenon funksionimin e tyre. Ai theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te ndryshimet ligjore të ndërmarra nga Edi Rama dhe te vonesat për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.
Sipas Saraçit, mazhoranca ka bllokuar prej kohësh procedurat, duke krijuar klimë frike që mund të pengojë dëshmitarët të flasin. Ai u shpreh se kryeministri është ndër më të shqetësuarit nga hetimet që prekin qeverinë e tij dhe se mbrojtja publike ndaj Ballukut mund të lidhet me presione apo informacione që ajo zotëron.
Saraçi akuzoi Ramën se nuk ka vullnet real për integrimin europian, por po avancon me ligje që favorizojnë interesa të caktuara dhe forcojnë kontrollin mbi institucionet. Sipas tij, mazhoranca nuk ka propozuar ligje në mbështetje të qytetarëve, si për fermerët, pensionet apo ndihmën sociale, por është fokusuar te ligje për pasuritë strategjike. Më tej, ai paralajmëroi se përmes këtyre ndryshimeve po krijohet një rreth mbrojtës institucional që mund të kufizojë kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.
Saraçi:
Për kontrollin ndërkombëtar unë gjithmonë e kam kritikuar nëse është i vërtetë. Investimi i partnerëve të huaj duhet të jetë deri në pikën e asistencës, mbështetjes, po do edhe kontrollit sipëror në mënyrën e funksionimit, por nëse është në influenca të huaja, atëherë jemi në një institucion i cili nuk po funksionon. Por ajo çfarë shoh unë ndryshe nga Brisit, ne duhet të merremi me këtë, me këtë çështje, se Brisi e tha vetë pak më parë, që SPAK-u në po vepron apo nuk po vepron. Duhet të merremi me me me këto ndryshime ligjore të Edi Ramës për faktin se është kjo mazhorancë, e cila po bllokon imunitetin prej kohësh, se në qoftë se do ishte dhënë që në dhjetor, atëherë do të ishte bërë edhe kontrolli i apartamenteve, do të ishte dhënë edhe një masë sigurie, dëshmitarët të cilët mund të kenë një provë, do të ishin më pak të shqetësuar, por sot me mbrojtjen që Edi Rama po i bën Belinda Ballukut, nuk besoj se do të ketë më dëshmitarë që do të guxojë të dali kundër Belinda Ballukut, ta raportojë apo të dëshmojë duke parë që ajo sot gëzon edhe mbështetjen e të gjithë pushtetit të Edi Ramës.
Nga ana tjetër mendoj që Edi Rama sot është pas Belinda Ballukut që ka llogari të hapur me drejtësinë, është personi i dytë më i shqetësuar, në mos më i shqetësuar edhe se vetë Belinda Balluku. Nga njëra anë, nga hetimet që po bëhen karshi qeverisë së tij, zv/kryeministres, ku i përfshirë në emër, në komunikime dhe në porosi është edhe vetë kryeministri, me gjithë pseudonimet e veta, dhe në radhë të dytë, unë e mendoj pak më ndryshe ose e dyshoj se Edi Rama po i bën të gjitha këto lëvizje dhe këto ndryshime, të paktën për mbrojtjen publike të Belinda Ballukut për shkak të të qenurit në presion nga vetë Belinda Balluku. Belinda Balluku di për Edi Ramën. Sepse ato komunikime, dhënie tenderit të këtij, atij apo menaxhimi kur thotë Edi Rama i 60% të buxhetit të shtetit, nuk besoj se Edi Rama nuk kishte, nuk kishte dijeni dhe e kishte lënë të gjithën në menaxhimin e Belinda Ballukut.
Edi Rama nuk e do Europën. Janë përralla të gjitha që thuhet Edi Rama po çelja e negociatave, po me Edin për BE, pa BE. Edi Rama nuk e do Europën. Nuk e do Europën dhe nuk po bën as, nuk do asnjë gjë për të shkuar në Europë. Thjesht do Shqipërinë, do atë që po bën në Shqipëri. Nuk të lejon Europa, që në nisje të legjislaturës, hidhini një sy propozimeve ligjore që kanë bërë deputetët e mazhorancës. Për parkun, për parkun Durrana që denoncoi emisioni Plug. Ka një, ka një propozim të posaçëm për krijimin e lehtësirave.
Për portet që strategjike, ligje të posaçme për oligarkët, ligje të posaçme për të krijuar favorizime për marrje të pasurisë kombëtare, zhduken plotësisht. Po këta 80 e kusur deputetë të mazhorancës, o burra nuk doli njëri që të propozonte një ligj që ata fermerët të marrin lekët e tyre. Nuk doli një që të propozonte të paktën për një rritje të ndihmës sociale, për pensionet apo për diskutime minimumin jetik. E soje sorollop, për kontrollin e çmimeve. Çfarë po ndodh sot në treg? Përveç se cilësisë së ushqimeve dhe çmimeve, çfarë po ndodh? Nuk janë të shqetësuar këta deputetë. Pra sot është e vendosur e gjithë mazhoranca në dispozicion të kapjes, të shqyerrjes së Shqipërisë dhe kjo e shqetëson Edi Ramën.
Dhe sot ai po bën vetëm këtë gjë. Po avancon me marrjen e Shqipërisë në në pronësi të vet dhe këtë nuk ja lejon Europa. Prandaj shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk e kanë 2027-ën as 2030-ën destinacion të Europës. Të paktën në situatën ku ndodhet dhe me këtë pushtet që është. Po të shohim edhe propozimet që bëri kryeministri. Kë kë futi në institucionet për mbrojtje ligjore? Po më fal, po pse futi Gjykatën Kushtetuese? Okay, për shkak të rëndësisë së vet. Po pse s'futi Gjykatën e Lartë? Janë pak a shumë në të njëjtin status, zgjidhen po prapë në një tjetër formë. Ke institucionet e pavarur. Pse zgjodhi KLSH-në, Gjykatën Kushtetuese dhe Presidentin?
Sepse Presidenti, i cili po ashtu ka letra të hapura , në prokurorinë e posaçme, do të duhet të japi llogari për ca prona që janë dhënë me urdhër të Edi Ramës të firmosura nga ai, i cili është thjesht noteri i ligjeve të Edi Ramës. Ka Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili po prapë, po prapë ju te emisionit Plug, nxorët që Kontrolli i Shtetit që ta kuptojnë shqiptarët, është ai institucion që kontrollon dhe deri diku mund të nxjerri ca shkelje të shtetit shqiptar, është edhe Gjykata Kushtetuese, e cila nesër do të duhet të shprehet edhe për këto ndryshime ligjore
Pra, me këto ligje ai ka blerë edhe institucionet të cilat mund të ndërveprojnë apo mund të veprojnë karshi pushtetit ekzekutiv. Pra i ka krijuar një qark dhe me një bazë ligjore që nesër as shqiptarët, por as shteti nuk do të ketë më rrugëdalje dhe do ketë nevoja emergjente për ndërhyrje dhe larg qoftë me arritje në një situatë të kohërave më të keqe që ka kaluar Shqipëria për t'iu vënë një pushteti të caktuar.