Benfica-Real Madrid, Álvaro Arbeloa: Mourinho nuk do të më befasojë
Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë të play-off-it të Champions League ndaj Benfica-s. Tekniku spanjoll u ndal veçanërisht te përballja me trajnerin e portugezëve, José Mourinho.
Duke komentuar një rikthim të mundshëm të Mourinhos në stolin e Realit në të ardhmen, Arbeloa u shpreh se i uron gjithmonë më të mirat trajnerit portugez. “Objektivi im është të eliminojmë Benfica-n. Pastaj i uroj të fitojë gjithçka. I uroj më të mirën”, deklaroi ai.
I pyetur nëse ishte befasuar nga Mourinho në fitoren 4-2 të Benfica-s tri javë më parë, Arbeloa ishte i qartë: “Jo, nuk besoj se do të më befasojë. E di shumë mirë se për çfarë janë të aftë. Edhe nëse do të paraqiteshin me skuadrën e të rinjve, intensiteti i tyre do të ishte maksimal. Mund të luajnë edhe më mirë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”.
Trajneri foli edhe për gjendjen e Kylian Mbappé-së, duke konfirmuar se sulmuesi është me skuadrën dhe do të stërvitet. “Është këtu me ne. Nesër do të shihni nëse do të luajë apo jo”, tha Arbeloa.
Sa i përket ndeshjes së kthimit në “Bernabéu”, ai parashikon një pritje të ngrohtë për Mourinhon: sipas tij, tifozët e Realit e vlerësojnë gjithçka që portugezi ka bërë për klubin dhe do ta presin me një ovacion të madh.