Shqiptarët të lumtur?! Vasili hedh dyshime të forta mbi Eurobarometrin: Do të jetë i përzier me kanabis

Petrit Vasili ka komentuar sot ironikisht dhe ka hedhur dyshime të forta mbi rezultatet e Eurobarometrit, një sondazhi europian sipas të cilit 55% e shqiptarëve mendokan se situata ekonomike e vendit është pozitive.

Vasili shkruan sot se dikush ose diçka me siguri ka ndikuar në daljen e një përfundimi të tillë, duke parë varfërinë në vend.

"Kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis,- thumbon Vasili, -  nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave...." duke i vendosur përballë këtij sondazhi, një tjetër raport të një kompanie me reputacion si Gallup. 

MESAZHI I PLOTE I VASILIT:

"Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.

Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.

Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave....

Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket."