McTominay dhe De Bruyne gati për ndeshjen ndaj Atalantës

Napoli mund të marrë një përforcim të rëndësishëm në mesfushë këtë fundjavë, me rikthimin e mundshëm të dy ‘yjeve’, Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne, për ndeshjen ndaj Atalanta, në Bergamo.

Mesfushori skocez, McTominay, ka treguar përparime të inkurajuese gjatë stërvitjeve, duke rritur optimizmin se ai do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje kyçe, që mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Napolit në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, De Bruyne ka përfunduar rikuperimin nga dëmtimi dhe do të kthehet në Napoli gjatë fundjavës për të përfunduar fazën e fundit të rehabilitimit, duke rikuperuar ritmin dhe formën para se të jetë i gatshëm për stafin dhe trajnerin Antonio Conte.

Ky rikthim i dy lojtarëve të mesfushës pritet të forcojë ndjeshëm skuadrën në një moment kyç të sezonit.