Vjosa nuk është Belinda, nuk i duhet mbrojtja e Ramës
Ekziston një term befasues në fjalorin politik. Disa e quajnë 'kurthi i diktatorit', të tjerë për t'iu përshtatur më shumë realitetit të dekadave të fundit, e quajnë 'kurthi i autokratit'. Fenomeni ndodh kur autokratët hedhin një manipulim propagandistik për të mashtruar opinionin publik. Por kur qytetarët nuk e hanë karremin, ironia është se vetë autokrati përfundon duke besuar gënjeshtrën që kishte hedhur për konsum.
Thonë se nuk ka më keq se të besosh gënjeshtrën tënde, por kështu po ndodh gjithmonë e më shpesh me Edi Ramën.
Më shumë se një dekadë më parë porositi shpurën e tij që të qarkullojnë idenë se ai është një lider global. E njëjta shpurë e shpërndan akoma këtë mashtrim, madje në mënyrë qesharake dhe të pështirë deklaruan se Edi Rama i duhet Bordit të Paqes se është një negociator i zoti në rangun e një lideri global (!).
E meqenëse Rama ka filluar të besojë gënjeshtrat e tij (nuk është habi që këto gënjeshtra i besojnë edhe analistët e tij), sot si një Don Kishot u nis drejt Kosovës për të sulmuar edhe atje drejtësinë.
Pasi vuri në rresht grupin e tij parlamentar për t'u bërë mburojë politike e korrupsionit të tij, vendosi të bëjë një akt më shumë se skandaloz. Për të justifikuar betejën me drejtësinë këtu për shkak të dosjes së Belës, që në fakt është dosja e tij, Rama mbërriti në Kosovë dhe si një hilacak pervers, përdori një bisedë private me presidenten Vjosa Osmanin për të sulmuar drejtësinë edhe në Kosovë.
Ai tha se Vjosa nuk kishte lejuar prokurorët të kontrollojnë zyrën e saj për të hetuar për prova gjatë kohës kur drejtonte Hashim Thaçi, dhe për pasojë ajo ishte kërcënuar.
Nuk ka asnjë dyshim që Vjosa nuk ka nevojë për mbrojtje se nuk hetohet për vjedhje të përbindshme si Belinda e Rama.
Aq më shumë që Gjykata Speciale është gjykatë në Kushtetutën e Kosovës, dhe kontestimet që mund të ketë Osmani, i bën vetë, nuk ka nevojë për gojën e shthurur të Edi Ramës.
Nëse do ishte për të dhënë mend, mjafton që Vjosa Osmani t'i vendoste Ramës para opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e Procedurës Penale në Kosovë ku pezullimi i qeveritarëve të lartë jo vetëm që cilësohet si një mjet i ligjshëm, por mbi të gjitha i rekomandueshëm.
Por Rama, për të justifikuar përplasjet me drejtësinë këtu, si mbreti lakuriq, ka vendisur të sulmojë të gjitha sistemet në botë.
Kulmi i ironisë është kur bën sikur po mbron gratë e politikës në rajon ndërkohë që ai nuk shqetësohet as për ish-gratë dhe gruan e vet, ai shqetësohet vetëm për bythën e tij.
Pabesia që i bëri sot Osmanit tregon se zyrtarët e lartë të Kosovës duhet të tregohen sërish të kujdesshëm se ata nuk kanë të bëjnë me një 'vëlla' nga Tirana, por me një bastard politik moral e kriminel që nuk ka skrupuj. Ndaj sa herë ai ju vjen në Kosovë, mendoni vetëm për dy gjëra: Çfarë halli ka dhe si do u përdorë duke na shitur.
Sa për sulmet ndaj drejtësisë, mos u shqetësoni shumë. 'Kurthi i diktatorit' bëhet gjithmonë e më fatal kur autokratit po i vjen fundi. Shiheni më shumë si grahmat e fundit të një të çmenduri që është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten. Një deziluzion i përjetshëm ka fundin e vet – dhe ai zakonisht është i pamëshirshëm.