Gjen çantën me karta krediti në 'Parrucë', kapet pasi lë 1 milion lekë në kazino

Një i ri nga Dibra është arrestuar nga Policia pasi ka shpenzuar 1 milion lekë të reja nga dy karta krediti që i kishte gjetur brenda një çante.

Policia e Shkodrës arriti të identifikojë sot Muharrem Petin, 27 vjeç, banues në Dibër si autor.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11 gusht 2017, në vendin e quajtur shatervani Parrucë në Shkodër ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.

Pas kësaj, Peti i ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga  bankomati i një banke,  shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino.

Tani, Muharrem Peti do të gjykohet për vjedhje.