Emrat/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së mbylli procesin e votimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Përmes një procesi votimi të fshehtë, delegatët kanë përzgjedhur 10 emrat që do të jenë pjesë e këtij organi vendimmarrës.

Anëtarët e zgjedhur janë: Anila Basha, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Këta anëtarë do të bashkëpunojnë ngushtë me Presidentin e rizgjedhur, Armand Duka, i cili mori besimin për një mandat të shtatë radhazi.

Komiteti Ekzekutiv ka si funksion kryesor hartimin dhe miratimin e politikave zhvillimore të futbollit në vend.

Ky grup drejtues do të ketë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së projekteve infrastrukturore dhe rregullatore për periudhën 2026-2030.