VIDEO/ Aksidenti në aksin Levan Fier, 17- vjeçari humbi jetën në spital, avokatët e italianit: Klienti ynë nuk kishte faj

Gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj ka siguruar pamjet e aksidentit ku humbi jetë një 17-vjeçar në qafën e Kushovicës në aksin Levan-Fier.

Drejtuesi i njërit nga mjetet që u përfshi në një aksident ishte një Italian 44-vjeçar.

Mjeku italian Michele D’Angelo 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s u përfshi në një aksident në datën 8 gusht 2025 në qafën e Kushovicës në aksin Levan-Fier, ku për pasojë humbi jetën 17- vjeçari Elidon Shehaj dhe u plagosën 3 të tjerë.

Profesori italian u paraqit në polici të nesërmen pas aksidentit ku u mbajt në paraburgim dy muaj për "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".  I riu ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit në spitalin e Traumës. Teksa italiani është liruar, prokuroria e fierit ka mbyllur hetimet dhe pritet ti komunikojë zyrtarisht akuzën.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, avokatët e D’Angelo, kundërshtuan akuzat dhe paraqiten pretendimet se klienti i tyre ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk është përgjegjës.

Avokatja tjetër Ilenja Mëhilli shpjegoi skemën se si ndodhi aksidenti, dhe mohoi që D’Angelo të jetë larguar nga vendi i ngjarjes

Ardian Visha, që foli në emër të mbrojtjes tha se italiani është interesuar vazhdimisht për ngjarjen dhe u shpreh i gatshëm për tu shpjeguar në çdo moment për ngjarjen

Në aksident u përfshinë një Lancia Ypsilon të drejtuar nga profesori italian dhe një Mercedes të drejtuar nga shtetasi shqiptar E.S., i dyshuar se ka humbur kontrollin e makinës, sipas hetimeve ë ndërsa lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.