Neymar ndihet i lumtur: Thanë se vdiqa me ikjen nga Barça, por jam më i gjallë se kurrë

Lojtari i ndeshjes, një gol dhe dy asist. Një debutim ideal për Neymar me Paris SG, në fitoren 3-0 kundër Guingamp. Braziliani shpreh kënaqësinë për jetën e re në Francë përballë negativitetit që rrethon largimin nga Barcelona.

"Jam shumë i qetë. E dija që largimi nga Barcelona do të ishte i vështirë, por jam shumë i lumtur këtu”, the Neymar.

"Njerëzit e shohin largimin nga Barcelona si fatal, por është krejt e kundërta dhe unë jam më i gjallë se kurrë. Jam i lumtur të luaj dhe futbolli është i njëjtë, thjesht kam ndryshuar vend, skuadër e qytet”.

Neymar dha një pasim të shkëlqyer për Edinson Cavanin që shënoi golin e dytë.

“E dija që Cavani është lojtar i madh. E kam ditur me kohë, dhe tani që luajmë bashkë do të përpiqem të kuptoj se si luan. U lidhëm mirë në ndeshjen e parë dhe lojtarë si ai ta bëjnë çdo gjë më të lehtë. Është mirë të luash me Di Maria, Verratti, Motta, Dani Alves dhe gjithë lojtarët që janë këtu”.