‘Milano-Cortina 2026’/ Italia thyen rekordin, arrin numrin më të lartë të medaljeve në histori

Atletët italianë vazhdojnë të shkëlqejnë në Lojrat Olimpike Dimërore të “shtëpisë”, duke arritur edhe objektivin e parë të organizatorëve.

Më saktë një rekord, sa i përket medaljeve të fituara nga sportistët e kaltër në historinë e Olimpiadave të Dimrit.

Federica Brignone u konfirmua si mbretëresha e skive në “Milano Cortina 2026”, duke fituar medaljen e artë të dytë në këtë kompeticion.

Trimufi i saj në slalomin gjigand dhe ai i Lisa Vittozzi në garën e ndjekjes në biathlon e çuan në tetë numrin e tetë numrin e medaljeve të arta për skuadrën italiane.

Po ashtu, dyshja Moioli-Sommariva në garën e krosit në snoëboard fitoi medalje argjendi, duke e ngjitur ekipin e shtëpisë në kuotën e 22 medaljeve gjithsej.

Megjithëse janë zhvilluar vetëm gjysma e garave në këto Lojra Dimërore, Italia ka thyer bindshëm rekordin e vendosur 32 vite më parë në Olimpiadën “Lillehammer 1994”, ku atletët e saj morën 20 medalje gjithsej.

Po ashtu, të kaltërit, që tani kanë dyfishuar numrin e medaljeve të fituara 20 vite më parë në “Torino 2026”.