Gjobë 20 mijë euro zyrtarit të ISHSH/ Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Tiranës - arrest me burg ndaj gazetarit Elio Laze
Prokuroria e Tiranës ka marrë vendim përkatës dhe është pranuar kërkesa për arrest me burg ndaj gazetarit Elio Laze, i cili është ndaluar dhe po mbahet nën masë sigurie pasi akuzohet për veprën penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.Burime nga seancat e fundit tregojnë për SYRI-n se zyra hetimore ka paraqitur kërkesën për burg duke paraqitur prova dhe argumente, të cilat janë pranuar nga organet gjyqësore.
Sipas informacioneve, hetimet kanë filluar pas kallëzimit të një zyrtari shtetëror, i cili dyshohet se është detyruar të paguajë para në këmbim të heqjes së artikujve ose pezullimit të sulmeve mediatike. Laze u arrestua në zyrat e portalit që ai drejtonte, ndërsa rinjtë blu kanë dokumentuar momentin kur i janë gjetur dhe sekuestruar paratë nga një zarf që ishte dorëzuar nga i dyshuari.
Burime nga seanca konfirmojnë për SYRI se Laze ka pretenduar se aktiviteti i tij ishte i ligjshëm dhe se pagesat ishin bërë për shkrime dhe jo për heqjen e përmbajtjeve. Ai pretendonte se shërbimet ishin regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe pagesat kryheshin përmes bankave me kontrata mes palëve, duke argumentuar se gjithçka kishte bazë ligjore. Megjithatë, prokuroria sugjeroi se ka prova të mjaftueshme të implikimit të tij në praktika të paligjshme.