Raspadori humb Championsin me Atalantën, në dyshim edhe ‘Play-off’-i i Botërorit me Italinë
Lajme të këqija për Italinë dhe për Atalantën e Berat Gjimshitit. Sulmuesi Giacomo Raspadori ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë në ndeshjen ndaj Lazios dhe do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë.
Kjo do të thotë se Raspadori nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e “Play-off”-it të UEFA Champions League kundër Borussia Dortmund, me takimin e parë më 17 shkurt në Gjermani dhe të kthimit më 25 shkurt në Bergamo.
Mungesa e tij konfirmohet edhe për transfertën ndaj Napolit në kampionat, si dhe për gjysmëfinalen e Coppa Italia kundër Lazios më 4 mars.
Në dyshim të fortë mbetet edhe grumbullimi me Italinë për ndeshjet “Play-off” të Botërorit 2026.
Më 26 mars, “Axurrët” do të luajnë gjysmëfinalen në Bergamo ndaj Northern Ireland, ndërsa stafi mjekësor do të bëjë maksimumin për ta rikuperuar në kohë sulmuesin.
Një goditje e rëndë për Atalantën dhe për përfaqësuesen italiane, në një moment kyç të sezonit.