242 apo 2400 dynym? Përplasja për pronat në Baks-Rrjoll: Akuza për falsifikim dhe shantazh mes ekspertit dhe banorit

Fillimi i punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në Baks Rrjoll nga kompania Gener2 ka ngritur në protesta të vazhdueshme banorët e fshatit këtë të hënë të cilët akuzojnë ministren Belinda Balluku për lejen që i ka dhënë investitorit Bashkim Ulaj për ndërtimin në pronat e tyre.

Marrëveshja për çmimin e blerjes nuk shkoi deri në fund dhe ata ankohen vazhdimisht se ndërtuesi po kërkon tu marrë pronën me force. Kjo formon sfondin e një debati të ashpër të zhvilluar në studion e 'KAFE SHQETO' mbi këtë çështje. 

Në qendër të debatit ishte një mosmarrëveshje për një sipërfaqe toke në zonën e Baks-Rrjollit. Përfaqësuesi i banorëve, Prek Molla, dhe inxhinieri e eksperti gjyqësor, Romeo Nazarko, shkëmbyen akuza në lidhje me vërtetësinë e dokumenteve të pronësisë dhe raportin e ekspertizës.

Prek Molla pretendoi se sipërfaqja reale e tokës së banorëve është 2400 dynym, ndonëse dokumentet historike të vitit 1935 shënojnë vetëm 242 dynym, një shifër kjo e vendosur, sipas tij, për të shmangur taksat e kohës. Ai akuzoi, ekspertin e çështjes, Nazarko, për një akt-ekspertizë të falsifikuar, duke pohuar se Nazarko ka tentuar ta intimidojë në zyrën e tij dhe i ka mohuar banorëve të drejtën e pronës dhe të rrugës.

Molla deklaroi se disponon prova filmike për këto pretendime. Nga ana tjetër, inxhinieri Romeo Nazarko i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra. Ai shpjegoi se si ekspert i caktuar nga gjykata, detyra e tij është të analizojë dokumentacionin ligjor, i cili në këtë rast tregon qartë një sipërfaqe prej 242 dynymësh.

Nazarko kundërakuzaoi Prek Mollën, duke deklaruar se ky i fundit e ka shantazhuar në zyrën e tij, duke i kërkuar t'i shtonte një zero sipërfaqes në raport, për ta çuar atë në 2400 dynym.

“Eksperti nuk ndan tokë, por analizon dokumentet,” theksoi Nazarko, duke sqaruar se ai ka pasqyruar në raport si sipërfaqen sipas dokumenteve, ashtu edhe pretendimin e palës paditëse, duke ia lënë vendimin final gjykatës.

Debati në studio:

Nazarko: Po, ka pasur një incident një dite kur unë isha pranë Gjykatës Administrative për të marrë dhe ata po po protestonin për të marrë dokumenta të një dosje tjetër. Në fakt unë kam qenë ekspert i i kësaj çështje, e cila është mbyllur në Gjykatën e Apelit, në përsa i përket ankimit që kishin bërë vendimit të komisionit të kthimit të pronave, për sipërfaqen prej 242 dynym, sipërfaqe, pretendim ky që është rrëzuar nga nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, por është rrëzuar dhe nga gjykata, nga sa kam marrë informacion mbas momentit të dorëzimit të aktit të ekspertimit.

Banori: Në radhë të parë, mirëmëngjesi. Dhe në radhë të dytë, ai nuk po tregon të vërtetën sepse nuk është hera e parë që unë kam pasur konflikt me këtë. E kam pasur edhe tek zyra e tij. E dinë shumë mirë ai që më pruni edhe ata trimat aty për të më bërë presion mua. Romeo, a është e vërtetë apo jo?

I prune trimat apo jo në zyrën tënde? Këtë po të them. Megjithatë, ti në dash pranoje, në dash jo, unë e kam me video dhe ta jap. Çdo gjë e kemi me video. Dhe ti më ke bërë, ti më ke bërë presion që ju fshatarët e Baks-Rriollit nuk keni pronë.

Acarimi që ishte atë ditë tek Gjykata Administrative në Tiranë nuk ishte sepse ti ke dhënë një akt ekspertizë falso, por ishte mënyra se si ti u përgjigje dhe the pse ec me dokumenta fallco. Të kesh turp që ke dalë në studio aty dhe përmend dokumentat e të parëve të mi.

Dokumentat e mi janë të marrë nga zyra e hipotekës Shkodër dhe po të kesh vërejtje për këtë duhet të drejtohesh prokurorisë së Shkodrës edhe të bësh një kallëzim ndaj meje për përdorim të dokumentit të falsifikuar.

Nazarko: Përsëri vazhdon dhe dhe gënjen. Unë nuk po them dokumenta të falsifikuara, unë nuk e kam përmendur ndonjëherë dokumenta të falsifikuara, thashë...

Se ç'kam thënë unë aty, aty është e filmuar, nuk ishte një media, ishin disa.

Nazarko: Në qoftë se unë, ato do ishin dokumenta fallco, ti do mbaje përgjegjësi sepse unë marr dokumentat nga dosja gjyqësore dhe në momentin që janë në dosje gjyqësore, unë nuk i shprehem që janë fallco apo jo. Ai ishte një dokument pronësie, i cili është marrë nga regjistrat hipotekor të qytetit të Shkodrës dhe ka një sipërfaqe të përcaktuar për rreth 15 familje, mos gabojem, për një sipërfaqe prej 242 dynym. 242 dynym.

242 dynym me kufitarët përkatës. Debati dhe shantazhi dhe konflikti që unë kam pasur me Prek Mollën ka, në zyrë ka ardhur dhe ka shantazhuar. Nuk është se ka ardhur dhe është përballur. Ka ardhur, ka shantazhuar ekspertin sepse ka kërkuar gjithmonë dhe vazhdon dhe kërkon gjithmonë të shtojë një zero mbrapa 200...

Pra pretendon 2400 dynym dhe plan-vendosja që ka paraqitur është plan-vendosje prej 2400 dynym, jo 242 dynym sa ç'ka në dokumentin ligjor. Eksperti nuk është shprehur asnjëherë që i ka dokumente të falsifikuara se eksperti ka bërë ekspertizë dhe ka bërë pozicionim për 242 dynym. Në momentin që do ishin të falsifikuara, eksperti nuk e poziciononte fare pronën. Kështu kështu që bie poshtë pretendimi.

Ajo që mua nuk më pëlqeu që nga gazetarët është që kishin nxjerr që ekspert i qeverisë. Unë nuk jam ekspert i qeverisë në gjykatë. Unë, sidomos i një qeverie të korruptuar që ka 100 e ca vjet që shtet dhe kjo është qeveria më e korruptuar. Unë nuk jam ekspert i kësaj qeverie, unë jam ekspert i gjykatës dhe betohem në gjykatë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Bie poshtë pretendimi i i Prek Mollës që unë që jam shprehur atë ditë që i ke dokumentat të falsifikuara. Unë atë ditë i kam thënë dhe është në media, e kanë të gjitha mediat, i kam thënë që po mashtron dhe vazhdon dhe mashtron dhe po merr në qafë të gjithë banorët që ndodhen për për atë pronë që kanë me dokument pronësie.

Banori: Zotëri, faktikisht dokumenti i pronësisë ka 242 dynym ose 240 dynym me gjuhën letrare, të cilët kanë edhe kufijtë përkatës. Jug ka detin dhe sipër ka rrugën e madhe dhe anësor kufitarët anësorë. Pra, po ta marrësh, po ta marrësh edhe ta matësh aktualisht, janë 2400. Por mënyra se si është, si si janë shënuar në atë kohë në '35-ën, ka qenë për mos me paguar taksa. E din edhe Nazarko këtë. E di sepse Nazarko më ka thënë vetë që i kam marrë 60 hektarë vetëm një person atje ku ka lindur ai.

Të vetat i ka marrë ai dhe a ka dhënë dhe ne na mohoi rrugën e fshatit. Ai që ke aty në studio, tha, jo rrugën s'e ke këtu tha. Rruga ka qenë rruga 200-300 vjeçare që jemi lidhur me Shëngjinin. Të lutem. Me Shëngjinin kemi kaluar, Velipojë-Shëngjin. Ne kemi pasur të gjithë tregtinë me Lezhën dhe aty na mohoi rrugën për të shkuar në Shëngjin, ai burrë që ke në studio, ai pa fytyrë.

Pra, zoti gazetar, ky është problemi. Ne kemi 240 me kufi. Me kufi. Pra, unë kam kërkuar nga gjykata që të caktohet ekspert dhe ka caktuar zotin Nazarko, bashkë me Vilma, nuk e di se si e ka ajo, e të cilët kanë bërë matjen reale në bazë të kufitarëve. Kaq. Dhe unë i kam thënë gjykatës, unë pretendoj që brenda këtyre kufijve, meqenëse dokumenti i pronësisë është me kufi, unë kërkoj ta masim sepse nuk jam i saktë se sa janë. Dhe matja në bazë të këtyre kufijve ka dalë që janë 2000 e 240 dynym. Kaq.

Po pra, po ai, ai që ke në studio aty, na e mohoi mo. Na i hoqi rrugën mo. E rrugën e fshatit mo, na e mohoi. I mohoi shtëpiat mo që janë 200 vjeçare, i mohoi ai atë që është aty. Sepse ai që ka vdekur aty e mësoi se si me bërë këtë. Se e ka pasur shumë shok të ngushtë se ka ndenjur në zyrë me Asrit Kalanë ky. E din vetë ky. E kam video që e kam parë duke bërë në zyrë, duke shkuar, duke u thirrë atë zotninë që ke aty. Ai ai pa fytyrë që vjen aty.

Nazarko: Pretendimet e zotit Molla janë pretendime që janë ngritur që në fillim, që gjithmonë vazhdon dhe kërkon, domethënë në dokument pronësie ka 242 dynym, kërkon 2400 dynym. Eksperti nuk ndan tokë. Nuk është kryetar i komisionit të ndarjes së tokës, ndarjes së tokës. Eksperti analizon dokumentacionin ligjor i cili ndodhet në dosjen e gjykatës, në dosjen e prokurorisë dhe në të gjitha dosjet e që ka hapur Prek Molla. Eksperti nuk është i pafytyrë siç shprehet ai, por është, biles është më shumë i fytyrë sepse del dhe përgënjeshtron të gjitha mashtrimet që që vazhdon dhe përmend.

Domethënë, një prokurori normale duhet të hapë një çështje, një hetim për këtë person i cili shantazhon ekspertë, prokurorë, gjyqtarë, pa argumenta dhe pretendon referuar sipërfaqes sot...

Banori: Zoti gazetar! A është ai eksperti Nazarko i cili e ka gjithë siç thotë. Ata që pretendon Prek Molla ka 200, 240 dynym. A 2240 dynym. A është e vërtetë Nazarko që e ke përcaktuar?

Nazarko: Kam përcaktuar 242 dynym sipas dokumentit të pronësisë. Kam pozicionuar dhe 2400 dynym sipas pretendimit që ju keni. Një sekondë të mbaroj. Një sekondë të mbaroj. Nuk të pengon asnjëri ty të drejtën tënde të marrësh një ekspert tjetër privat dhe të bëjë një akt-ekspertimi ku me përgjegjësi të plotë, me përgjegjësi të plotë...

Unë nuk jam inxhinieri i vetëm në territorin shqiptar që ushtroj profesionin e ekspertit. Ka dhe inxhinierë të tjerë. Ty nuk të pengon asnjë një njeri që të përgatisësh një akt privat, ku ta paraqisësh në gjykatë që inxhinieri jot, inxhinieri jot me përgjegjësi të plotë ligjore të firmosë 2400 dynym sa ç'ti pretendon. Dhe pastaj gjykata nuk merr vetëm një analizën e një eksperti, por merr dhe të dy dhe të tre. Ngre dhe grup ekspertësh.

Për sa kohë, për sa kohë unë kam bërë një akt-ekspertimi, ty nuk të mohohet e drejta t'i drejtohesh prokurorisë së Shkodrës dhe të bësh kallëzim ose Tiranës, ose SPAK-ut, të bësh kallëzim penal ndaj meje, po dhe mua s'më pengohet e drejta për të bërë një kundërkallëzim ndaj teje për shpifje dhe për shantazh.