PAMJE/ Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, ulje e ndjeshme e temperaturave
Territori i Qarkut të Kukësit gjatë 24 orëve të fundit është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar reshje dëbore.
Në rrugët Kukës–Shishtavec dhe Bajram Curri–Valbonë, është ndërhyrë për pastrimin e borës, largimin e inerteve dhe gurëve të rënë, si dhe për kriposjen e segmenteve problematike.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjitha akset rrugore nacionale në territorin e qarkut janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në zonat malore dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.