Publikon foto me.../ Sulm i hapur ndaj Trump: Alex Soros thellon përplasjen politike
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet në krah të figurave të larta të Partisë Demokratike, përfshirë Mark Warner, Gavin Newsom, Chris Murphy dhe Nancy Pelosi.
Në postimin e tij, ai ka kritikuar Presidentin Donald Trump, duke pretenduar se ky i fundit po “minon sovranitetin kombëtar në Europë dhe në mbarë globin”, ndërsa ka lavdëruar demokratët për angazhimin e tyre në ruajtjen e aleancave ndërkombëtare.
Megjithatë, duke marrë parasysh politikat e ndjekura, duket qartë se Trump ka vendosur në qendër të politikës së tij pikërisht forcimin e sovranitetit kombëtar amerikan, mbrojtjen e interesave të SHBA-së dhe rinegocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për t’i bërë ato më të favorshme për vendin.
Nga ana tjetër, përfshirja e hapur e Soros në debatet politike dhe afërsia me figura kyçe të Partisë Demokratike përforcojnë perceptimin për ndikim të madh financiar dhe ideologjik në vendimmarrje të vitet e shkuara dhe tani.
Deklarata e Soros përbën një sulm politik të drejtpërdrejtë ndaj Presidentit Trump, i cili vazhdon të gëzojë mbështetje të fortë nga baza e tij për qëndrimet e tij mbi sovranitetin, sigurinë dhe prioritetin e interesave kombëtare amerikane.