'Ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë'/ A po krijohet një romancë mes Mateos dhe Brikenës?

Gjatë qëndrimit të Mateos në shpellë, duket se marrëdhënia mes tij dhe Brikenës ka marrë një tjetër kthesë. Sjellja e Brikenës ka ndryshuar dukshëm, duke treguar një kujdes dhe vëmendje më të shtuar ndaj tij.

Në Prime-in e sotëm, Mateo u shpreh se, pavarësisht distancës fizike, ai në shpellë dhe Brikena në shtëpi  është ndjerë edhe më afër me të.

Nga ana tjetër, Brikena theksoi se çdo gjest i saj ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë, e jo për kamerat.

Mateo: Jam ndjerë shumë mirë, më afër ishim aty. E ndjeva përkujdesjen e Brikenës.

Brikena: Për respektin që ma jep Mateon çdo ditë, ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë. Unë jam tip që i bëjë gjërat kur i ndjejë, jo vetëm për kamera. Momentin që Mateo ka hyrë në shpellë ja kam ndjerë mungesën. E vlerësojë shumë për djalin që është. Më ka ardhur shumë e natyrshme të përkujdesem.