SYRI TV/ PD Kukës përmbyll analizën për periudhën e zgjedhjeve 2021-2025
Partia Demokratike Kukës ka përmbyllur analizën zgjedhore për periudhën 2021–2025, duke evidentuar rezultatet dhe problematikat e hasura. Kryetari i degës Rraman Demaj dhe dy të deleguarit e PD në Kukës theksuan se strukturat mbeten të mobilizuara për çdo betejë politike për të rimarrë bashkinë e vjedhur dhe rrezuar diktaturën e instaluar nga kjo qeveri. Dega e Kukësit renditet e para në rang kombëtar që ka finalizuar këtë proces, në zbatim të udhëzimeve të kryesisë.
SYRI TV
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e analizës zgjedhore në degën e Kukësit, pas zhvillimit të takimeve me anëtarësinë në nivel seksioni dhe grupseksioni për periudhën 2021–2025. Gjatë këtij procesi, dy të deleguarit e Partisë Demokratike, Andi Dollapi dhe Milosao Palushi, vlerësuan punën e kryer nga strukturat vendore të PD-së, si edhe gjendjen aktuale të tyre, duke evidentuar njëkohësisht rezultatet dhe problematikat e hasura në proceset zgjedhore.
Nga ana e tij, kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Kukës, Rraman Demaj, u shpreh se analiza e zhvilluar në çdo seksion ka shërbyer për të njohur strukturat me ecurinë e proceseve zgjedhore dhe vështirësitë e evidentuara gjatë kësaj periudhe.
Ai theksoi se PD Kukës mbetet e mobilizuar dhe e gatshme për t’u përballur me çdo betejë politike në vijim.
Dega e Partisë Demokratike Kukës renditet si dega e parë në rang kombëtar që ka përfunduar analizën zgjedhore, në zbatim të vendimeve të Kryesisë dhe udhëzimeve të dhëna nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.