Kërnaja, entuziast pas fitores ndaj Tiranës: Ky grup na çon përpara, kemi më shumë cilësi se ata

Partizani triumfoi 2-0 ndaj Tirana në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshëm për javën e 24-t të Abissnet Superiore, dhe trajneri i kuqve, Oltijon Kërnaja, nuk kurseu elozhet për skuadrën.

“Fitorja në derbi ka adrenalinë tjetër. Ekipi po përgjigjet, lojtarët po japin maksimumin dhe jam shumë i kënaqur. Ky grup na çon përpara,” tha Kërnaja, duke përgëzuar edhe drejtorin sportiv Agim Ibraimi për transferimet që kanë shtuar cilësitë në linjat anësore.

Trajneri theksoi se fitorja nuk erdhi nga cilësia e skuadrës së tij. “Nëse Tirana do të luante ndryshe, do të ishte më e vështirë. Ne kontrolluam lojën, sidomos në pjesën e parë. Terreni dhe cilësia e lojtarëve tanë na dhanë mundësinë të krijonim raste të pastra dhe të shënonim,” shtoi Kërnaja.

Ai vlerësoi gjithashtu sakrificën e kapitenit dhe rolit të Muratajt, si dhe rëndësinë e Skukës: “Skukën nuk mund ta ndryshoja, për këto ndeshje ka cilësi dhe duhet të luante deri në fund. Ky grup meriton 3 pikët dhe gëzimin për familjen e kuqe.”

Me këtë fitore, Partizani mbetet në garë për vendin e katërt dhe trofeun e Kupës, duke treguar se klubi është i shëndetshëm dhe i fortë për sfidat që vijnë.