VIEDO/ Festë e kuqe në derbin e kryeqytetit, por Tirana ishte e pafat, ndalet dy herë nga traversa
Partizani shënoi një fitore të madhe në derbin e kryeqytetit, duke mundur Tiranën 2-0 dhe duke i afruar zonës “Final Four” në Abissnet Superiore. Përballë një rivali historik, që aktualisht lufton për mbijetesë, të kuqtë e treguan cinikë në rastet që iu paraqitën në pjesën e parë, ndërsa bardheblutë u ndalën dy herë nga traversa në pjesën e dytë, duke qenë shumë të pafat.
Ndeshja nisi me shumë emocione. Në minutën e 12-të, Isgandarli shënoi një gol të bukur, por festa iu prish nga VAR-i, pasi rezultoi në pozicion jashtë loje.
Partizani nuk vonoi shumë për të kaluar në avantazh. Në minutën e 26-të, Sidibe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar me zgjuarsi mes mbrojtjes bardheblu dhe duke ndezur festën e tifozëve kuq. Më pas, golin e dytë e realizoi Isgandarli, i cili nuk pati vështirësi ta shtyjë topin drejt rrjetës, duke vulosur rezultatin 2-0 në pjesën e parë.
Tirana kishte disa mundësi të mira në pjesën e dytë, por u ndal fatkeqësisht nga traversa:
Në minutën e 59-të, Kobiljar goditi portën, por topi u ndal nga traverse e më pas shtylla. Në minutën e 63-të, Tabeku gjuan me kokë pas një harkimi nga Ndong, por topi përfundoi mbi traversë dhe në minutën e 81-të, Mehmeti goditi me kokë, por edhe këtë herë traversa i mohoi golin Tiranës.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 33 pikëve, vetëm tri më pak se Dinamo e vendit të katërt, ndërsa Tirana mbetet në vendin e tetë me 21 pikë, me objektiv kryesor mbijetesën, duke parë se rezultatet nuk po reflektojnë përpjekjet e saj në fushë.