‘Sanae Takaichi, solli ndryshim të jashtëzakonshëm në Japoni’/ Sobaj: 92% e të rinjve e kanë mbështetur

E ftuar në SYRI i Botës me Dori Dakën, Arbenita Sobaj, ish-diplomatja dhe aktualisht asistence hulumtuese në Universitetin e Varstebas, ka folur për lëvizjen e fundi politike në Japoni, ku kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, vendosi të thërrasë zgjedhje të parakohshme vetëm katër muaj pasi mori detyrën.

Ky vendim, i marrë në kulmin e një popullariteti gjithnjë në rritje, rrezikoi ta largonte atë plotësisht nga skena politike, por ishte një lëvizje e kalkuluar për të riformatuar imazhin e partisë së saj dhe për të kapitalizuar një valë të re entuziazmi publik.

E cilësuar si kryeministrja e parë grua e vendit, ajo shihet si një figurë transformuese që ka sjellë një "ndryshim të jashtëzakonshëm", u shpreh Sobaj.

Ajo ka arritur të angazhojë segmente të popullsisë, veçanërisht të rinjtë, në një nivel të paprecedentë. Sipas sondazheve të cituara, ajo gëzon një mbështetje masive prej 92% nga të rinjtë, një fenomen që tregon një zhvendosje të rëndësishme në dinamikën politike të vendit.

Intervista në studio:

Daka: Nga këndvështrimi yt personal, pra i përvojës personale, si është bota e politikës në Japoni dhe cila është marrëdhënia e japonezëve me politikën?

Sobaj: Jeta në Japoni kryesisht njihet si një jetë e qetë edhe e njëjta figurë apo imazh e portretizon apo e përfaqëson edhe jetën politike. Padyshim që kjo vjen si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Japonisë që të jenë të fokusuar më shumë në aspektin ekonomik sesa atë politik. Por në të njëjtën kohë nuk mund të neglizhojmë ose ta lëmë anash pjesën e pas luftës së dytë botërore, ku do të thotë edhe vetë Kushtetuta e Japonisë e jep një imazh të Japonisë si një vend paqësor. Andaj edhe populli japonez nuk është edhe shumë i fokusuar në pjesën politike. Gjithsesi, ashtu siç e the ti apo ashtu edhe siç kam pasur mundësi dëgjuesit apo shikuesit e juaj me ndjek, politika e Japonisë në kohët e fundit ka ndryshuar goxha shumë, sidomos me kryeministren e re, Sanae Takaichi, e cila është njëra prej kryeministreve apo është padyshim kryeministrja e parë famër por kryeministrja e cila e ka sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në Japoni dhe ka sjellë një angazhim apo përfshirje të rinisë apo të popullatës së Japonisë në një nivel të papërshkrueshëm. Do të thotë është hera e parë që 92% sipas sondazheve që janë ë publikuar nga gazeta të ndryshme japoneze, 92% të të rinjve dhe të reja e kanë përkrahur edhe e përkrahin kryeministren...