‘Shëtitorja e përmbytur’/ Ndoja nxjerr VIDEO-n: Durrësi meriton më shumë! E vërteta s’ka nevojë për propagandë
Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja ka bërë një denoncim në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në qytetin e Durrësit, pas reshjeve të shiut.
Në postimin e tij në Instagram, Ndoja ka publikuar një video ku dallohet shëtitorja e lagjes 13, Plazh në Durrës, e përmbytur.
‘Natyrshëm të lindin disa pyetje: Stuhi e pazakontë? Cilësi e dobët punimesh? Ngrohja globale? Durrësi meriton më tepër se kaq’, shkruan Ndoja.
Postimi i plotë:
Lagjia 13, Plazh, shëtitorja e permbytur dhe këndet e argëtimit për fëmijë.
Stolat e prishur.
Natyrshëm të lindin disa pyetje:
Stuhi e pazakontë? Cilësi e dobët punimesh? Ngrohja globale? ? ?
Durrësi meriton më tepër se kaq.
E vërteta nuk ka nevojë për propogandë dhe as antipropogandë!