Derbi i Tiranës ndez ‘Air Albanian’, publikohen formacionet, Xhixha në stol

Derbi i kryeqytetit mes Partizani Tirana dhe Tiranës do të nisë në orën 16:30 në stadiumin ‘Air Albania Stadium’, në një përballje të vlefshme për javën e 24-t të Superiores. Si zakonisht, sfida pritet të jetë e zjarrtë, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikë të rëndësishme në kampionat.

Surpriza më e madhe vjen nga kampi bardheblu: Redon Xhixha e nis ndeshjen nga stoli. Trajneri Ardijan Nuhiu kishte paralajmëruar se sulmuesi nuk do të ishte titullar për shkak të një dëmtimi, por prania e tij në stol mbetet gjithsesi e papritur. Nga ana tjetër, tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka pasur më shumë alternativa në përzgjedhjen e formacionit.

Të kuqtë hyjnë në këtë derbi me një avantazh prej 9 pikësh ndaj rivalëve të qytetit. Përballjet e mëparshme mes dy ekipeve kanë dhuruar emocione të forta: Tirana fitoi derbin e fazës së parë me shifrat 0-3, ndërsa Partizani reagoi në dhjetor duke triumfuar 0-2.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Hjumen, Sembene, Sidibe, Qaka

Trajner: Oltijon Kërnaja

Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Kortez, Mysloviç, Rafael, Emanuel, Vogli, Tabeku, Kresiç, Kobilljar

Trajner: Ardijan Nuhiu