", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/15/auto_Screenshot_311771167995.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Dua Lipa i bën partnerit dedikim të veçantë për ditëlindje

Dua Lipa ndau me publikun një pamje më personale të lidhjes së saj me të fejuarin, Callum Turner, me rastin e ditëlindjes së aktorit.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa fotografi romantike të çiftit, të shoqëruara me mbishkrimin: "Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, përgjithmonë".

Çifti u shfaq së fundmi së bashku në tapetin e kuq të 'Berlin International Film Festival 2026', në premierën e filmit Rosebush Pruning, ku Turner ka një nga rolet kryesore.

Paraqitja e tyre tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, sidomos pas konfirmimit të fejesës në qershor 2025.

Në një intervistë, këngëtarja u shpreh se vendimi për të ndërtuar një jetë së bashku dhe për të qenë “miqtë më të mirë përgjithmonë” është një ndjenjë shumë e veçantë për të.

Thashethemet për fejesën kishin nisur që në fund të vitit 2024, kur ajo u pa me një unazë në gishtin e fejesës, të cilën më vonë e përmendi edhe vetë, duke thënë se simbolizon sa mirë e njeh partneri i saj.

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike në fillim të vitit 2024, çifti ende nuk ka bërë të ditur një datë zyrtare për martesën. /Telegrafi

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)