SYRI TV/ Pezullimi i Ballukut në Apelin e Posaçëm, procesi pas ankimit të Edi Ramës

Gjykata e Apelit të Posacëm pritet të marrë në shqyrtim kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku për pezullimin nga detyra. Ndërkohë Kryeparlamentari Niko Peleshi vazhdon të mbajë peng prej 2 muajsh me orientimin e kryeministrit Rama kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e saj. Parlamenti duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, teksa deri ëm tani Peleshi është justifikuar se pritej vendimi I Kushtetueses,

SYRI TV

Gjykata e Apelit të Posaçëm pritet të rimarrë këto ditë në shqyrtim ankimin e Belinda Ballukut për pezullimin nga detyra, ndërkohë që kryeparlamentari Niko Peleshi po vijon të mbajë peng kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin/heqjen e lirisë së numrit 2 të qeverisë.

Gjyqtarja e Apelit, Miliana Muça, ka regjistruar në 10 shkurt kërkesën e Ballukut për pezullimin, pasi më herët e kishte shtyrë vendimmarrjen, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në 19 nëntor 2025, gjykata e posaçme e shkallës së parë vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Belinda Ballukun, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, për një vlerë totale mbi 200 milionë euro.

Vendimi i pezullimit u shty për rreth 3 muaj, pasi kryeministri Edi Rama u ankua në Kushtetuese se gjykata e posaçme i kishte marrë kompetencat.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e kishte çështjen në shqyrtim, Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Parlamenti autorizimin për arrestimin e saj. Kryeparlamentari Niko Peleshi nuk e thirri Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, nën preteksin se po pritej vendimi i trupës kushtetuese.

Nga ana tjetër, Balluku i ankimoi masat ndaj saj në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Kjo gjykatë, në 18 dhjetor vendosi të lërë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që shtyu vendimmarrjen për pezullimin nga detyra, në pritje të vendimit të Kushtetueses.

Në 7 Shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës me një votim 4-4 të gjyqtarëve, duke lënë kështu në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Ballukun.

Pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, tashmë rasti rikthehet sërish në Gjykatën e Apelit. Por, nga ana tjetër, Parlamenti duhet të marrë në shqyrtim kërkesën tjetër të SPAK-ut, për arrestimin e Ballukut, një kërkesë që është shtyrë në mënyrë të paprecedentë nga kryeparlamentari Peleshi, me orientimin e drejtëpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.