Balliu takim me kryetarin e grupit parlamentar CDU/CSU: Diskutuam për sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: 

Kënaqësi të takoja në Mynih Jens Spahn, Kryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Në një bisedë të shkurtër diskutuam për Shqipërinë dhe sfidat që vendi ynë përballet në procesin e integrimit europian.

E sigurova se opozita në Shqipëri është e vendosur të bëjë gjithçka për të çuar përpara anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke garantuar ndarjen reale të pushteteve, pavarësinë e sistemit gjyqësor, një ekonomi të lirë e konkurruese dhe një luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar.

Shqipëria meriton institucione të forta dhe një të ardhme të sigurt brenda familjes europiane. 🇦🇱🇪🇺