'BE po ndahet mes autonomisë dhe aleancës me SHBA'/ Burimi: Mynihu zbuloi tre vizione për të ardhmen e Evropës
Takimet e fundit të nivelit të lartë në Belgjikë dhe në Munich kanë nxjerrë në pah ndarje të thella brenda Bashkimit Evropian lidhur me të ardhmen strategjike të kontinentit dhe raportin me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për SYRI TV, analisti Genc Burimi theksoi se samiti në Belgjikë ishte i fokusuar në strategjinë ekonomike evropiane, ndërsa Konferenca e Sigurisë në Mynih, e organizuar që prej vitit 1963, trajtoi çështjet ushtarake të Perëndimit.
Sipas tij, në të dyja rastet në qendër qëndron riindustrializimi i Evropës dhe autonomia në mbrojtje. Burimi identifikoi tre qasje kryesore: Franca kërkon autonomi të plotë strategjike dhe distancim nga varësia amerikane; Giorgia Meloni mbron partneritetin e fortë me Uashingtonin; ndërsa Friedrich Merz mban një qëndrim të ndërmjetëm, duke kërkuar forcim ushtarak të Gjermanisë pa shkëputje nga SHBA-të, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes bërthamore.
Në Mynih, sipas Burimit, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio theksoi unitetin transatlantik dhe nevojën për një Evropë më të armatosur, deklaratë që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Burimi:
Po, midis Belgjikës dhe Myniut nuk ishte e njëjta gjë. Belgjikë ishte një samit i brendshëm europian, i orientuar drejt strategjisë ekonomike të Evropës, mund të flasim. Dhe Mynihu është diçka që organizohet në Mynih që prej, nëse s'gaboj, që prej 1963-shit, që është një samit që e quajnë Davosi i armatosur. Pra është samit i sigurisë, ku flitet vetëm për strategji ushtarake dhe kësaj here jo vetëm në kuadrin europian, por i gjithë perëndimit dhe shpesh ndodh që janë dhe rusët të ftuar. Ka patur shumë, vitet e kaluara ka qenë Putin që ka marrë pjesë, ka qenë Lavrov që ka marrë pjesë.
Kështu që nuk janë gjëra të ndryshme. Ku është e përbashkëta? Ka një të përbashkët, po ta shohim bashkë. Kështu që, strategji ekonomike evropiane dhe strategji mbrojtje evropiane kanë të përbashkët sepse është baza e të dyjave është riindustrializimi i Evropës, apo jo? Se edhe një politikë ushtarake është një politikë industriale në bazë. Duhet të prodhosh. Dhe sot vihet re se në Evropë kemi, po ta marrim nga ana ushtarake, është çështja e marrëdhënies me SHBA-të.
Kemi tre linja në linjën ushtarake që e shikon dhe në linjën ekonomike, është e habitshme. Kemi Francën që është një shtet gjithmonë radikal, nuk do thoja antiamerikan, por radikal me rezerva ndaj SHBA-ve. Pra, është një shtet që gjithmonë prej kohësh që prej De Golit, konsideron se Evropa duhet të jetë autonome ekonomikisht dhe ushtarakisht. Që do të thotë që nëse amerikanët sot nuk janë armiq, se deri aty mund të shkojë fjala, janë për Francën rivalë të hapur. Nuk na duan. Ke pastaj në të kundërt komplet të Macronit ke Meloninin dhe në mes qëndron Gjermania e Merzit.
Meloni është komplet e kundërta, pra Meloni nuk kërkon në asnjë mënyrë ta konsiderojë shtetin amerikan si një rival. Për më tepër që ka sot Meloni bashkë me Trumpin kanë dhe afërsi ideologjike.
Pra çfarë bën Meloni? Meloni në Mynih pikërisht për të mos treguar që s'do të hyjë në këtë debat, Meloni shkon dhe ja mbath, me thonjëza, në Afrikë. edhe në mes qëndron Merzi. Merzi ka gjysmë nga Macroni, gjysmë nga Meloni. Merzi si Macroni mendon që Evropa duhet të jetë sovrane, duhet të garantojë sigurinë e saj, për më tepër që Merzi është dhe më i interesuar se Macroni në këtë pikë sepse të paktën Franca e ka një bombë bërthamore.
Ata s'kanë asgjë. Kështu që i detyruar sot Merzi që të afirmojë një Evropë, një Gjermani të pavarur dhe në Mynih deklaroi domethënë që do jemi ushtria më e madhe, më e fortë konvencionale në Evropë. Biles shtypi francez është frikësuar.
Sot do prodhojmë shumë e të tjera e të tjera. Por, ku bashkohet me Meloninin ai dhe ku ndahet me Macronin? Këtu është dhe ekonomia. Është se Merzi nuk kërkon t'i presë urat me Washingtonin. Merzi e di fare mirë që ka nevojë për Amerikën thjesht përsa i përket mbrojtjes bërthamore, ti mund të sigurosh gjithçka nga mbrojtja konvencionale.
Gjermania është e aftë të prodhojë 1 milion e gjysmë predha, gjyle topash në vit, më shumë se Amerika. Problemi është se në një moment në qoftë se ke një konflikt bërthamor, si mbrohesh? Pra, këta kanë ende nevojë gjermanët për amerikanët dhe si e bëjnë atë tranzicionin? E bëjnë që okay, po ne si gjermanë do armatosemi, por jo gjithçka e prodhojmë vetë. Atëherë, të blejmë jashtë.
Pra gjermanët sot nuk e kanë mbyllur derën ndaj idesë që do vazhdojnë të blejnë material ushtarak amerikan. Këtu ata e mbajnë atë aleancën me Amerikën siç e bën Meloni. Ndërkohë që Franca është komplet kundra. Franca thotë që jo jo, të bëhemi proteksionistë. Gjithçka ta prodhojmë dhe ta bëjmë vetë brenda kufijve tanë evropianë. Dhe këtu qe ndarja edhe në Belgjikë, por qe ndarja dhe në Mynih, midis Francës nga njëra anë dhe Gjermanisë dhe Italisë nga ana tjetër.
Rubio, në formë, në fjalimin që mbajti në Mynih, ishte komplet forma e kundërt e fjalimit që mbajti Vance para një viti. Në atë pikë që sot në fjalimin që mbajti në, e mbajti dje në, në Mynih, Rubio u duartrokit 18 herë. 18 herë.
Ndërkohë që europianët thonin që pas asaj që ndodhi me Greenlandën, do shkonim në Mynih me duar në xhepa, domethënë që s'do i nxirrnin fare duart nga xhepat kur të fliste amerikani. E duartrokitën 18 herë. Pse? Sepse Rubio, nga ana e formës, për përmbajtjen do shikojmë që është pak më ndryshe, nga ana e formës, Rubio thotë, po ne jemi vëllezër.
'Amerikë dhe evropianë kemi të njëjtin gjak thoshte, ashtu është, i njëjti civilizim'. Dhe fillon dhe përmend figura më të ndritura të Evropës, harron francezin, përmend dy-tre figura italiane, Dante Alighierin përmend, përmend Da Vinçin, përmend dy-tre figura gjermane, Beethovenin, Mozartin, përmend, dy-tre figura britanike, përmend Shekspirin, përmend Rolling Stones, përmend Beatles-at.
Përmend edhe vepra të mëdha evropiane që janë në themel të civilizimit të përbashkët, përmend Vatikanin, përmend katedralen e Këlnit. Asgjë s'dëgjohej nga Franca, ishte rastësi apo ishte pikërisht një lloj provokimi. Dhe sigurisht domethënë që jemi bashkë. Si mund ta mendoni juve në një moment ju evropianë që ne jemi kundra, jemi bashkë.
Dhe nga aty që duam ne, thotë ai, aty pastaj fillon përmbajtja.
Çfarë duam ne? thotë ai, duam një Evropë më të armatosur, më të fuqishme ushtarakisht që t'i bëjë ballë vetes. Sigurisht duke blerë material ushtarak...