Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Katër shtetas të Serbisë janë arrestuar në dy raste të ndara në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 14 shkurt 2026, rreth orës 10:40, në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur po ashtu më 14 shkurt 2026, rreth orës 13:00, në fshatin Stublinë, Gjilan.

Njoftimi:

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

· Stublinë, Gjilan / 14.02.2026 – 13:00. Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi të njëjtit kanë hyrë në Kosovë përmes rrugës ilegale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Vetura dhe telefonat celularë janë sekuestruar përkohësisht.
· Pogragjë, Gjilan / 14.02.2026 – 10:40. Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi të njëjtit kanë hyrë në Kosovë përmes rrugës ilegale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.