", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ronaldo donte ‘festë të thjeshtë’ si gjithmonë, por Marcelo i propozoi ‘stilin Messi’

Festimi i Cristiano Ronaldos në Camp Nou sikurse ai i Lionel Messit në Santiago Bernabeu ka bërë bujë të madhe.

Ylli portugez i Real Madridit nuk ishte në formacionin titullar në ndeshje ndaj Barcelonës, por u inkuadrua në lojë në minutën e 58. Megjithatë, impakti i Ronaldos ishte i madh, pasi arriti të shënojë gol të bukur në minutën e 82 të ndeshjes dhe gëzimi i  tij ishte i madh.

Ronaldo vendosi ta heqë fanellën dhe të festojë si i ‘çmendur’, ndërsa në fund e mbajti fanellën në duar duke ia drejtuar tifozëve, ashtu sikurse Messi në Santiago Bernabeu.

Festimi i tij ka bërë bujë të madhe, duke u cilësuar si kopjim, por CR7 nuk e kishte në plan të festonte ashtu. Sipas mediave ishte shoku i tij, Marcelo, i cili ia propozoi një gjë të tillë./Telegrafi