Përplasje vdekjeprurëse makinash në aksin Kavajë - Durrës, humb jetën shoferi 21-vjeçar

Një përplasje vdekjeprurëse makinash ka ndodhur sot paradite në aksin Kavajë - Durrës. Një makina Skoda ka goditur nga pas me forcë një kamionçinë dhe për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i Skoda-s, K.R. 21 vjeç.

Njoftimi i Policisë  

Më datë 14.08.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 10:30, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Kavajë - Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në autostradën Kavajë - Durrës, mjeti tip "Skoda",me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip "Skoda", shtetasi K.R., 21 vjeç. Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.