Meloni mungon në Mynih, nuk pajtohet me Merz kundër politikês Maga! Italia vëzhguese në Bordin e Paqes të Trump
Nga Alba Kepi
Në Mandela Hall ku po mbahet samiti vjetor i African Union, kryeministrja italiane Giorgia Meloni komentoi zhvillimet e fundit në raportet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë qëndrimet e ashpra që erdhën nga Gjermania.
Fjalimi i kancelarit gjerman Friedrich Merz në Munich, ku ai foli për një “çarje mes BE-së dhe SHBA-së” dhe mori distancë nga kultura “Maga”, pati jehonë të gjerë polotike edhe në Berlin.
Qëndrimi i Berlinit sinjalizon një orientim më të prerë drejt forcimit të autonomisë strategjike europiane dhe një distancim më të qartë nga linja trumpiste në SHBA.
Meloni, megjithatë, duke komentuar pêr mediat u shpreh se ndonëse pajtohet me idenë që Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj, veçanërisht për shtyllën europiane të NATO-s, ajo nuk ndan kritikat e drejtpërdrejta ndaj kulturës “Maga”.
“Jemi në një fazë shumë komplekse të marrëdhënieve ndërkombëtare… Europa duhet të merret më shumë me veten, por duke punuar për një integrim më të madh me SHBA-në", deklaroi ajo.
Në të njëjtën kohë, Meloni njoftoi se Italia do të marrë pjesë si “vëzhguese” në Board of Peace të promovuar nga Donald Trump, një vendim që e vendos Romën në një pozicion të ndërmjetëm mes vijës më kritike të Berlinit dhe afrimit me kampin trumpist në SHBA.
Deklaratat u bënë në Addis Abeba, ku Meloni po promovon Planin Mattei dhe partneritetin Itali–Afrikë. Ndërsa në Berlin dhe Mynih diskutohet për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, Italia përpiqet të projektojë një rol balancues: të forcojë rolin e Europës në siguri, pa këputur lidhjet me Uashingtonin.
Trekëndëshi Addis Abeba–Berlin–Uashington pasqyron sfidën diplomatike të qeverisë italiane: të ruajë unitetin e Perëndimit, duke menaxhuar dallimet e brendshme brenda BE-së.
Ndërsa në Munich zhvillohej Konferenca e Sigurisë me liderët kryesorë europianë dhe diskutime të nxehta për Ukrainën dhe marrëdhëniet SHBA–BE, kryeministrja italiane Giorgia Meloni zgjodhi të mos marrë pjesë. Në vend të kësaj, ajo udhëtoi mbi 7 mijë kilometra drejt Addis Ababa për samitin Itali–Afrikë, ku promovoi atë që e quan plani “revolucionar” Mattei.
Sipas organizatorëve, Melonit i ishte ofruar një vend i rëndësishëm në panel, me fjalim menjëherë pas kancelarit gjerman Friedrich Merz. Mungesa e saj ra në sy, veçanërisht në një moment kur Europa po diskuton për “çarjen” mes dy brigjeve të Atlantikut, një term pra i përdorur publikisht nga Merz për të përshkruar tensionet SHBA–BE.
Ndêrsa mungesa e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila preferoi të ishte në Mynih, u interpretua si një sinjal politik, duke lënë Italinë të mbajë e vetme flamurin e BE-së në Addis Abeba.