Berisha: Banalistët tani po thonë se agjenturat e huaja duan të rrëzojnë Edi Ramën, por nuk thonë dot Vuçiçi
Kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër banalistët dhe mediat që, sipas tij, përpiqen të manipulojnë opinionin duke fajësuar agjenturat e huaja për situatën politike në Shqipëri, ndërkohë që nuk guxojnë të përmendin ndikimin e Beogradit.
Ai theksoi mungesën e karakterit dhe moralit të disa figurave politike, duke e lidhur këtë me presionin dhe diskriminimin që sipas tij ushtrohet nga qeveria dhe “narkoshteti”. Berisha nënvizoi se opozita do të qëndrojë e vendosur dhe se shteti nuk mund të konsiderohet pronë e individëve të pushtetit.
Fjala e tij:
Leonard Mero: Kam 28 vjet në opozitë në pushtetin vendor dhe nuk kam dalë nga rreshti. Pse Dash Sula me 10 muaj del nga rreshti?
Sali Berisha: Sepse ka haram qumështin e nënës së tij.
Sepse ka zero karakter. Dhe unë të falënderoj shumë dhe të përshëndes shumë përzemërsisht ju si qëndrestarë.
Ne jemi në kushtet më të vështira. Ke qëndruar në kushtet e një diskriminimi të pashembullt, të një presioni, të një shtypje nga narkoshteti dhe organizata kriminale.
Nga terrori psikologjik i banalistëve të cilët janë një llum njerëzor që nuk kanë as moral, as dinjitet. Që përpiqen nga mëngjesi gjer në darkë të ju mashtrojnë ju.
Karikatura njerëzore të cilët mbahen, ushqehen me paratë e taksave tuaja dhe janë bërë milionëre me vila e pasuri, duke u mashtruar ju, duke shpifur, duke sulmuar opozitën.
E patë se çfarë bëri, organizonte dje protestën sikur ne paskemi goditur kameramanin.
Ti dëgjosh të tjerët se ç’po thonë tani.
Dëgjoi, se agjenturat e huaja duan të rrëzojnë Edi Ramën. Mirëpo ka një gjë të bukur kësaj here. Kësaj here nuk thonë dot Beogradi, siç thoshin paraardhësit e tyre, se ky e ka vëlla Vuçiçin dhe nuk guxon të thotë që, Vuçiçi po do të rrëzojë Ramën, por agjenturat e huaja thonë.
Apo tjetër, thonë se institucionet shuhen, ka të drejtë Rama, duhet ligji. Se po iki Lubia shuhet institucioni, se po ikur Rama shuhet institucioni.
Këta janë primitivë ekstremë dhe tregojnë se cila është mendësia e tyre e ulët për shtetin privat. Shteti sipas tyre është pronë e tyre, pronë e këtyre hajdutëve.
Por ne jemi të tjerë dhe do t’ua tregojmë se nuk është kështu, kurrë.