Protesta paqësore në aeroport dhe port/ Berisha: Po i marrim në konsideratë

Në një bisedë me qytetarë, Sali Berisha pranoi sugjerimet për organizimin e protestave paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore, duke theksuar se idetë e tilla po merren në konsideratë.

Ai nënvizoi se qytetarët janë pjesë e një kryengritjeje paqësore dhe se beteja do të vazhdojë në forma të ndryshme pa u ndalur.

Fjala e tij:

Shqiponjat e reja: Përshëndetje Doktor, a nuk do të ishte më e udhës të bëheshin protesta paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore?

Sali Berisha: Mendim i drejtë, edhe mund t’i bëjmë, janë në konsideratë. Unë të falënderoj për sugjerimin. Qëndron kjo.
Ne jemi në betejë, jemi në kryengritje paqësore dhe kjo ka shumë forma.
Ne nuk ndalemi në këtë betejë.