Berisha: Qëndrimi në shesh, ideja më e drejtë, do jetë faza përfundimtare e fitores sonë
Sali Berisha theksoi rëndësinë e qëndrimit në shesh si një mjet për të rrëzuar narkoshtetin.
Ai vlerësoi propozimin e qytetarëve për të mos u larguar deri në arritjen e këtij qëllimi, duke e cilësuar atë si ide më të drejtë dhe duke shpjeguar se kjo do të shënojë fazën përfundimtare të fitores së tyre.
Fjala e tij:
Petrit Matija: A duhet që në datën 20 shkurt të mos largohemi nga sheshi për ta rrëzuar narkoshtetin?
Sali Berisha: Të falënderoj shumë për propozimin.
Ne kryengritjen nuk e ndërpresim kurrë pa rrëzuar narkoshtetin. Dhe ideja juaj që mos largimi nga sheshi për rrëzimin e narkoshtetit, është absolutisht ideja më e drejtë.
Në momentin më të parë që qytetarët të vendosin gjerësisht në këtë drejtim, ajo do të jetë dhe faza përfundimtare e fitores sonë.