Protesta e 10 shkurtit, lirohen nga qelia 14 protestuesit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje 14 personat e ndaluar pas protestës së 10 shkurtit. Për 9 prej tyre Prokuroria kishte kërkuar këtë masë, për 3 arrest shtëpie dhe për 2 arrest në burg. 

7 të miturit e arrestuar nga policia pas protestës u lanë një ditë më parë në masën detyrim paraqitje nga gjyqtari Dritan Jahjolli.

Ndërkohë sot kanë dalë para gjykatës shtetasit:

Kreshnik Çeço

Klodian Bajrami

Leonid Tusha

Klejdi Subashi

Suzana Dimushi

Ramazan Nuhu

Florian Nuhu

Andrea Kulla

Fabiol Ahmeti

Geraldo Demiraj

Danjel Kulla

Artur Kadria

Arbri Ujkaj