Pogradec/ Burri kërcënon drejtoreshën e Shërbimit të Provës në Pogradec

Policia e Pogradecit ka shpallur në kërkim një 56 vjeçar banues në Fier, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ai akuzohet se ka kanosur përmes telefonit dhe rrjeteve sociale Drejtoren e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës në Pogradec, S. Ll., pasi kjo e fundit nuk u paraqit në gjykatë, duke sjellë shtyrjen e seancës së bashkëshortes së tij, aktualisht me masën e sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Pojskë.