I riu nga Tirana vjedh farmacinë në Fier
Një 24 vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim pasi ka vjedhur një shumë parash në një farmaci në qytetin e Fierit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një farmaci. Po punohet për kapjen e tij” informoi sot policia e Fierit.