Fjalimi i Rubios në Mynih/ BBC: Psherëtima lehtësimi në Konferencën e Sigurisë

Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se "SHBA dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës". Por Rubio ka qenë kritik ndaj masave të marra për ndryshimet klimatike dhe emigracionin dhe akuzoi Kombet e Bashkuara se nuk luajnë "asnjë rol" në zgjidhjen e konflikteve.

Nga Frank Gardner, BBC

Ka një ndjesi lehtësimi këtu në sallën kryesore të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Mesazhi mbizotërues nga fjalimi kryesor i Rubios është se SHBA-të duan të jenë ende një aleat i Evropës.

Por ka dallime të qarta.

Ai sulmoi masat e marra për të trajtuar ndryshimet klimatike, sulmoi emigracionin, sulmoi tregtinë e lirë.

Është e qartë se ka ende shumë dallime midis Evropës dhe SHBA-së, por në thelb mendoj se ai po përpiqej të shëronte disa nga plagët e shkaktuara këtu vitin e kaluar nga JD Vance.