Edhe Koeman i shqetësuar për dëmtimin e Dumfries: Problem edhe për mua, lista e Botërorit s’është mbyllur
Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen fizike të mbrojtësit të Interit, Denzel Dumfries, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të dëmtimit. Në një intervistë për NOS, tekniku holandez theksoi se situata është zhgënjyese si për lojtarin, ashtu edhe për stafin teknik të kombëtares.
“Është ende herët, por është shumë zhgënjyese si për futbollistët që pësojnë dëmtime në fund të sezonit, ashtu edhe për mua. Çdo trajner i një kombëtareje shqetësohet kur ndodhin dëmtime afatgjata në prag të një Botërori”, u shpreh Koeman.
Ai shtoi se lista paraprake e lojtarëve për Kupën e Botës ekziston në mendjen e tij, por ende nuk ka asgjë përfundimtare: “Jo, ende jo plotësisht. Do të ishte shumë e çuditshme, jemi vetëm në shkurt”.
Ish-lojtari i PSV Eindhoven-it është pranë rikthimit pas një ndalese të gjatë, të shkaktuar nga operacioni në kyçin e këmbës në dhjetorin e kaluar. Objektivi është që Dumfries të rikthehet në formë të plotë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, me ndeshjen ndaj Genoa-s të shënuar si momenti i mundshëm për kthimin e tij në fushë.