Ushtarët e Prodës mbrojnë fadromat, banorët e Baks – Rrjollit në përplasje për pronat e tyre
Banorët e Baks – Rrjollit kanë hasur sot në përplasje me policinë gjatë përpjekjes për të ndaluar punimet në pronat e tyre, ku po ndërtohet një resort turistik. Sipas banorëve, kordoni i policisë së Prodes nuk i lejon të hyjnë në tokat e tyre dhe mjetet e ndërtimit vazhdojnë punimet.
Banorët kanë deklaruar për Syri TV se nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç ndalimit të punimeve: “Duam vetëm që të ndalen fadromat dhe të respektohet prona jonë.”
Sipas pamjeve të siguruara nga reporteri Felix Bilani, policia ka vendosur një kordon rreth zonës dhe po mbron mjetet e ndërtimit, duke shmangur përplasje më të mëdha dhe duke lejuar vazhdimin e punimeve . Banorët e Baks – Rrjollit paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse nuk ndalen punimet dhe kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.