18-vjeçarja e plagosur në një hotel në Sauk është studente, u qëllua me plumb në kraharor...

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mesnatën e kaluar në një nga hotelet në zonën e Sauk.

Burime bëjnë me dije se vajza e plagosur është 18 vjeç, studente, ndërsa identiteti i saj ende nuk është bërë publik.

Sipas informacioneve, e reja është paraqitur në spital me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kraharor. Ka qenë një nga punonjëset e hotelit ajo që e ka transportuar të plagosurën drejt spitalit me taksi.

Në një njoftimi të policisë thuhet se vajza ka mbërritur në spital e plagosur me armë zjarri  rreth orës 00:15 të 14 shkurtit dhe se ' shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën"

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.