VIDEO/ Protesta e 10 shkurtit, lirohen nga qelia 7 të miturit, Flamur Noka: Fëmijët u pyetën pa psikolog

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje 7 të miturit që u arrestuan gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike Flamur Noka, denoncoi shkeljet e rënda të policisë e cila ka marrë në pyetje të miturit në prezencë të një punonjësi policie dhe jo të psikologut. Ai tha gjithashtu se të miturit janë dhunuar barbarisht. Avokatja Eda Grimçi paralajmëroi ankim të masës dhe kallëzim penal për veprimet e policisë ndaj protestuesve.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje 7 të miturit që u arrestuan gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt. Këta të fundit sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë demokratike Flamur Noka, janë dhunuar, presionuar dhe keqtrajtuar, teksa denoncoi shkeljen e rëndë se janë pyetur në prezencë të një punonjësi policie dhe jo psikologu. Noka tha se po mbahen shënim të gjithë emrat e punonjësve të policisë që shkelin ligjin

Avokatja edi Grimçi paralajmëroi ankim të masës dhe kallëzim penal për veprimet e policisë ndaj protestuesve. Grimçi denoncoi edhe dëshmitë tronditëse të të miturve

Ndërkohë për pjesën tjetër të protestuesve, prej 14 qytetarëve, seanca për vlerësimin e masës do të zhvillohet të premten e 14 shkurtit.